Lloga e emëroi Lençe Ristoska për Prokuror Publik për lidhje me Eurodrejtësi

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në propozim të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e emëroi Lençe Ristoska për Prokuror Publik për lidhje me EURODREJTËSI.

Lloga i uroi punë të suksesshme Ristoskas me dëshirë që të vazhdojë kontinuiteti i bashkëpunimit të deritanishëm me Eurodrejtësi-në. Shpallja nga Prokuroria Publike ishte e hapur nga dhjetori i vitit 2022, në përputhje me nenin 112 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në materien penale.

Bashkëpunimi me Eurodrejtësi-në është e një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut nga aspekti i luftës me krimin ndërkufitar dhe luftën kundër terrorizmit” – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share