Llapi për incidentin e djeshëm: 10 mijë euro dëmi në Arenën “Zahir Pajaziti”

Klubi i Futbollit, Llapi ka lëshuar një komunikatë në lidhje me incidentin që ndodhi dje mes tifozëve.

Llapi sqaron se nuk kishte përleshje fizike mes tifozëve, meqë dy tifozeritë ishin larg në tribuna.

Tutje, klubi nga Podujeva ka shtuar se dëmi kalon vlerën e 10 mijë eurove.

“Dëmi i shkaktuar sipas Policëve dhe ekspertëve të dëmit kalon vlerën e 10,000 Eurove”.

“Pas një analize të thellë dhe shumë të detajuar në çdo aspekt për incidentin që ndodhi dje në Arenën “Zahir Pajaziti”, kryesia e klubit ka vendosur të dal me komunikatë për shtyp për të sqaruar situatën e cila ndodhi dje pas përfundimit të ndeshjes e që për ne si klub është e pa pranueshme dhe dënojmë çdo akt të huliganizmit në sportin më të bukur në botë, futbollin”, thuhet në njoftim.

“KF Llapi dhe FC Ballkani treguan futboll të mirë, cilësor dhe rivalizues. Ndeshja e djeshme ishte hijeshia e këtij sezoni sa i përket ndeshjes, kurse sa i përket tifozerive të skuadrave gjatë ndeshjes nuk kishte asnjë përleshje fizike mes tifozerisë mes vete sepse nuk kishin mundësi të përballeshin pasi që tifozët tanë ishin vendosur në Veri kurse tifozët mysafir në Jug”.

“Presim që personat që u identifikuan në incident të marrin dënimin e merituar dhe sa më të lartë që të vedijësohemi një herë e përgjithmonë që mbështetja e skuadrës së zemrës është e pranueshme por pa shkaktuar dëme materiale që prishin imazhin e futbollit”.

“Shpresojmë që FFK të na mbështes dhe ne të intervenojmë menjëherë me rregullimin e ulëseve sepse për ne si klub është e pamundshme ta shohim ashtu Arenën “Zahir Pajaziti”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share