Llafçiski: Emërimi im është në përputhje me ligjin, antikorrupsioni nuk më ka kontaktuar

Shefi i Armatës në vend Sashko Llafçiski  emërimi i të cilit ngjalli reagime të shumta  në opinion se nuk i ka plotësuar kushtet, për të cilin hapi lëndë edhe Antikorrupsioni thotë se emërimi i tij është në përputhje me ligjin.

Llaçinski thotë se nuk është kontaktuar personalisht nga Antikorrupsioni.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, nëse duhet të më kontaktojnë mua personalisht, jo. Kjo është në kompetenca të presidentes. Së dyti, unë para gjithash jam ushtar, deri sa mbaj uniformë, këtu jam që të komandojë dhe udhëheq me Armatën dhe t’i shërbejë Maqedonisë. Nuk do të komentoja urdhra, dekrete nga presidentja, e qa më pak ata që janë në përputhje me ligjin”, deklaroi ai. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share