Pas zjarrit të madh që përfshiu një fabrikë në Parkun e Biznesit në Drenas, ka reaguar kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Lladrovci tha se që prej nga marrjes së lajmit kur filloi zjarri zjarrfikësat e Komunës kanë reaguar raporton Ekonomia Online.
“Unë nuk kam informata sepse ato janë çështje të hetuesisë po me të marr lajmin që është ka filluar me u kall fabrika e plastikes, zjarrfikësat tonë kanë reaguar dhe kanë kërkuar edhe asistimin e komunave përreth dhe i falënderoi komunat që po marrin pjesë në lokalizimin e zjarrit kështu që për çështje sigurisë dhe hetimit bisedoni me Policinë sepse ata janë duke e bërë punën në mënyrë profesionale dhe ata do të bëjnë edhe raport qe do ta kem edhe ne më vonë”.
Llavdrovci deklaroi se mjekët janë të gatshëm për intervenim nëse gjatë punës lëndohen punëtorët.