LK: Zhvillohen ndeshjet kthyese të fazes së play off-it, do të mësohen gjashtë ekipet që kuailifikohen në grupe

Sonte dhe nesër në mbrëmje vëmendja e dashamirëve të futbollit do të jetë e fokusuar në ndeshjet e pley off-it të Ligës së Kampionëve, që konsiderohet kompeticioni më prestigjioz i klubeve në futbollin evropian, që organizohet nga UEFA, me skuadrat elitare të kontinentit që luftojnë çdo sezon për ta ngritur trofeun e shumëdëshiruar.

Real Madridi, Barcelona, Mançester Unitet, Mançester City, PSG, Milan, Bayern Munih, Interi, Liverpuli janë vetëm disa nga klubet kryesore që konkurrojnë në trofeun kryesor të UEFA-s.

Shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2023-24 do të hidhet të enjten, më 31 gusht 2023.

Procedurat janë planifikuar të fillojnë në orën 12 në qytetin e Monakos në Francë.

Gjithsej 32 skuadra garojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Janë 26 prej tyre të kualifikuara në mënyrë automatike dhe atyre u bashkohen gjashtë fituesit nga raundi i play-off-it.

E kur jemi te play off-i vlen të theksojmë se sonte nga ora 21:00, në program janë ndeshjet e kthimit kualifikuese të fazës në grupe,me ç’rast skuadra turke Gallatasaraj përballet në fushën vendase në Stamboll me ekipin Molde dhe ka epërsinë minimale 3-2 të shënuar në ndeshjen e parë si mysafir. Skuadra greke Panathenaikos është nikoqir i ekipit Braga të Portugalisë dhe do të tentojë të përfitojë nga tereni në shtëpi për të përmbysur rezultatin e pavolitshëm 2-1 që pësuan në Portugali, ndërsa takimi tjetër interesant që zhvillohet po ashtu sonte do të jetë mes ekipit zviceran Jang Bojs dhe atij izraelit Makabi Haifa dhe në këtë sfidë gjithçka është e hapur pas barazimit pa gola 0-0 nga ndeshja e parë.

Garat do të vazhdojnë edhe nesër në mbrëmje,ku po ashtu nga ora 21:00, luhen tre ndeshje ,me ç’rast PSV dhe Glazgov Rendjes përballen në duelin kthyes ku vendoset cili ekipi vazhdon tutje pas remizimit 2 – 2, Kopenhaga ka epërsinë minimale 1-0 ndaj ekipit polak Krakov , ndërsa AEK-u i Athinës do të futet në lojë me rezultatin negativ 1 me 0 në sfidën kundër ekipit belg Antverpen.

Faza e grupeve e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023-24 do të fillojë me ndeshjet e para më 19 dhe 20 shtator të këtij viti.

29.08. 21:00 ( e martë)
( në kllapa rezultatet nga ndeshja e parë)

Galatasaray (Tur) – Molde (Nor) (3-2)
Panathinaikos (Gre) – Braga (Por) (1-2
Young Boys (Sui) – M. Haifa (Isr) (0-0)

30.08. 21:00 (e mërkurë)

AEK (Gre) – Antwerp (Bel) (0-1)
FC Kopenhagen (Den) – Rakow (Pol) (1-0)
PSV (Ned) – Rangers (Sco) (2-2)
/KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share