Sot në program janë tetë ndeshjet e raundit të fundit në fazën e grupeve E,F,G dhe H, ku pritet të mësohen edhe dy emrat e fundit që do të sigurojnë kualifikim në mesin e 16 ekipeve më të mira
Padyshim përballja më e rëndësishme e ditës së sotme është ajo mes Njukasëllit dhe Milanit në grupin F pasi dy skuadrat kanë nga 5 pikë dhe epilogu I kësaj ndeshje do të vendos se cila skuadër do të vazhdon më tej në faze tjetë. Edhe ndeshja tjetër e këtij grupi Dortmund-PSG ka rëndësi pasi Akoma nuk dihet se cila skuadër do të ngjitet në pozitën e dytë..
Në grupin H, Barcelona do të përballet në transfertë me Antverpin, ndërsa ndeshja tjetër mes Porto-Shahtjor Donjetck vendos se cila skuadër do jetë e dyta e cila do të kualifikohet në Liga Europa.
Në Grupin E sfida Atletiko Madrid – Lacio vendos drejtpërdrejtë se cila skuadër do jetë para e cila e dyta , ndërsa vendi I tretë ësht♪7 I rezervuar për Fejnordin që sonte përballet me Selltikun në transfertë.
Në Grupin G, çdo gjë sa i përket dy ekipeve që kalojnë fazën tjetë dhe ekipi që do të luanë në Liga Europa. Ndeshja mes Crvena Zvezdës dhe Mançester Sitit zhvillohet vetë pë statistikë, ndërsa edhe ndesghje Lajpcig – Jang Bojs luhet pë prestige pasi ekipoi zviceran ka siguruar kualifikim në Liga Europa. \
Orari i ndeshjeve të sotme në Grupin E,F,G dhe H
Crvena Zvezda- Mançester Siti (18:45)
Lajpcig-Jang Bojs (18:45)
Antverp-Barcelona (21:00)
Atletiko Madrid-Lacio (21:00)
Selltik-Fejnord (21:00)
Dortmund-PSG (21:00)
Porto-Shahtjor Donjetck ( 21:00)
Njukasëll-Milan ( 21:00)