LK: Sonte në Maksimir zhvillohet ndeshja Dinamo-Shkupi

ANTE ÇAÇIQ: PRANOJMË ROLIN E FAVORITIT

 Kampioni i Maqedonisë së Veriut  FC Shkupi, sonte në Maksimir do të zhvillon ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikuese  për  Ligën e Kampionëve kundër kampionit të Kroacisë, Dinamo të Zagrebit. Drejtësinë në ndeshjen e sontme  që fillon në orën 21:00 një stadiumin Maksimir, do ta ndaj rumuni Radu  Marian  Petrescu.

Ekipi “bardhekaltër” mbrëmë ka zhvilluar séancën e vetme stërvitore  në prag të duelit të sontëm, trajnerët e dy ekipeve Ante Çaçiq dhe Goce  Sedloski thanë se vendasit janë favoritë por kjo duhet të dëshmohet në terren.

Unë pranojë rolin e favoritit dhe mendoj  se vërtet jemi por dhe këtë patjetër ta dëshmojmë në fushë gjatë gjithë 180 minutave,. Këtë theme pasi duhet të luajmë dy ndeshje,  ku  duhet të hyjmë në mëmyrën që të tregojmë se jemi skuadra më e mirë dhe një dy ndeshjet  të bëjmë një hapë  me  lojë më të mirë, duhet  të bëjmë një hapë për një lojë dhe  formë të mire”,ka deklaruar trejneri i Dinamos Ante Çaçiq.

 “Sigurisht që me skuadrën e Dinamos kam shumë kujtime si ish futbollist i kësaj skuadre, por tani jam në anën e F.C Shkupit dhe them se nuk do të dorëzohemi aq lehtë.  Sa kam arritur ti përcjell ata luajnë futboll të hapur, andaj duhet të kemi kujdes, ne do të japim më të mirën nga ana jonë gjatë gjithë ndeshjes për të arritur një rezultat pozitiv” , deklaroi trajneri i FC Shkupi Goce Sedloski

Ndeshja midis Dinamo Zagrebit dhe FC Shkupit në Maksimir nis në ora 21:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitrit nga Rumania./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share