LK: Mançester City dhe Interi kualifikohen në çerekfinale

Manchester City dhe Interi janë skuadrat e radhës që kanë siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në “Etihad Stadium” Erling Haaland dhuroi spektakël duke shënuar pesë gola në fitoren 7:0 që “Qytetarët” e realizuan ndaj skuadrës gjermane, Leipzig. Erling Haaland e hapi serinë e golave nga penalltia në minutën e 22-të dhe vetëm dy minuta më vonë shënoi për 2:0.

Para përfundimit të pjesës së parë, ai shënoi golin e tretë për një ‘hat trick’ në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë Haaland shënoi në minutën e 53-të dhe të 57-të dhe dy gola të tjerë i shtuan Ilkay Gundogan në minutën e 49-të dhe Kevin de Bruyne në minutën e 92-të.

Ndërkohë, Interi arriti ta ruajë epërsinë në “Dragão” nga ndeshja e parë, duke e mbyllur sfidën e kthimit me Porton, 0:0. Fundi i ndeshjes ishte tejet dramatik, pasi Porto tri herë qëlloi shtyllën e portës së zikaltërve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share