Sot në program janë pesë përballje tjera
Mbrëmë janë zhvilluara ndeshjet e para të raundit të tretë kuaifikues për Ligën e Kampionëve. Fitore ndoshta edhe të pritur ka shënuar kampioni kroat ku pjesë e saj janë edhe dy futbollistë të reprezentacionit tonë Arijan Ademi dhe Milan Ristivski të cilët në transfertë në Razgrad të Bullgarisë mundënm ekuipin e Ludogorets me rezultatin 2-1 dhe tani janë një hapë drejtë play off-it .
Fitore në transfertë ka shënuar edhe Viktoria Plzen në përballjen me ekipin Sherif Tiraspol 2-1. Përballja mes Manokaos dhe PSV ka përfunduar me barazim 1-1. Union SG ka shënuar fitore të sigurtë ndaj Rangers 2-0, ndërsa në LIsbonë, Benfika 4-1 ka mundur ekipin Midtjylland.
Sonte në program janë këto ndeshje : Bodo/Glimt – Zalgiris, Qarabag – Ferencvaros, M. Haifa – Apollon, Dynamo Kiev – Sturm Graz dhe Crvena Zvezda – Pyunik.
/KLanMacedonia/