LK: Bodo-Glimt me epërsi ndaj Dinamo Zagrebit

Enis Bardhi debuton te Trabzonspor

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshjet e para në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve. Bodo-Glimt ka arritur një sukses të rëndësishëm në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit duke shkuar në ndeshjen e kthimit me avantazhin e një goli. Autori i golit të vetëm ishte Pelegrino në minute e 37 të pjesës së parë.

Ndeshja mes Reinxhërs dhe PSV ka përfunduar me barazim spektakolar 2-2 që jepë shpresë se edhe ajo kthyese në Holandë do të jetë në të njëjtin ritëm . Autor të golave ishin Kolak dhe Lorenc për Reinxherës, ndërsa Sangare dhe Obispo për PSV

Kopenhaga mundi Trabzonsporin me rezultatin 2-1. Autor të golave pë vendasit ishin Klaeson dhe Lerager, ndërsa për Trabzonsport shënoi Bakasetas. Në këtë ndeshje në lojë në pjesën e dytë u inkuadria edhe Enis Bardhi për të cilin ishte ndeshje debutuese në klubin e tij të ri.

Sonte në program janë tre sfida të paly off-it, takohen: 18:45 Qarabag (Aze) – Viktoria Plzen (Cze), në ora 21:00 Dynamo Kiev (Ukr) – Benfica (Por) dhe M. Haifa (Isr) – Crvena zvezda (Srb). /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share