NDESHJA KTHYESE NË SHKUP MË 26 KORRIK
Kampioni I Maqedonisë së Veriut FC Shkupi nxori rezultat të shkëlqyeshëm, në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve , në transfertë kundër Dinamos në Zagreb.
Trajneri I Dinamos, Ante Çaçiq, pas këtij barazimi me Shkupin është në shënjestër të kritikave të mëdha nga opinioni sportiv kroat. Ai tha se ndeshja e revanshit do ta përcaktojë fituesin e përgjithshëm.
“Ndeshje kundër ekipit për të cilën të gjithë pretendoninm se janë autsajderë, por u dëshmua se janë ekip e fortë. Edhepse e dinim mënyrën se si ata funksionojnë, për fat të keq ndeshja përfundoi me barazim. Revanshi në Shkup do të vendos se cila skuadër kalon më tutje”, deklaroi Ante Çaçiq, trajner i Dinamo Zagreb.
Kapiteni I skuadrës vendase Arijan Ademi tha se nuk e kanë nënvlerësuar në asnjë mënyrë ekipin kundërshtar. Ai bën thirrje që të harrohet ndeshja e së martës dhe ekipi të koncentrohet për ndeshjen e kthimit.
“Sigurisht se nuk ka shumë gjëra pozitive bazuar në rastet, golat dhe lojën. Thjesht duhet të shikojmë para, të jemi të koncentruar dhe gjithcka do të jetë në rregull”, deklaroi Arijan Ademi Kapiten i NK Dinmao.
Trajneri i Shkupit, Goce Sedloski nuk e ka fshehur kënaqësinë për barazimin 2-2 me Dinamon e Zagrebit por është I vetëdijshëm se ka edhe 90 minuta lojë dhe gjithçka është e hapur .
Ndërkohë, mediat kroate njoftojnë se tifo grupet “Shvercerat” dhe “Bad Blue Boys” në një moment të ndeshjes, në mënyrë të sinkronizuar, kanë dërguar mesazhe ofenduese drejt serbëve. Për këtë shkak, sic njoftohet, delegati I ka evidentuar këto brohoritje të dy tifo-grupeve dhe ka shumë gjasa që UEFA t`u shqiptojë dënime dy klubeve.
Ndeshja kthyese Shkupi – Dinamo do të zhvillohet më 26 korrik në arenën “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 21:00./KlanMacedonia/