Liz Truss kryeministre e re e Britanisë së Madhe

PREMTON ZGJIDHJE TË GUXIMSHME TË PROBLEMEVE

Liz Truss do të jetë Kryeministrja e re e Britanisë së Madhe. Në garën për postin e liderit të Partisë Konservatore dhe Kryeministrit, ajo fitoi para bashkëpartiakut të saj Rishi Sunak, të cilin e falenderoi për “fushatën e fituar”. Liz Truss premton zgjidhje të guximshme për problemet me të cilat përballet Britania e Madhe në plan të brendshëm, por edhe ndërkombëtar.

Rezultati i garës në Partinë Konservatore ishte i ngushtë, 57% të votave mori Liz Truss, ose 81,326 anëtarë u përcaktuan për të, ndërsa 60,400 vota ose 43% ishin për kundërshtarin e saj në garë – ishministri i financave Rishi Sunak. Ajo do ta marrë detyrën që nesër, pasi së pari do të udhëtojë në Balmoral në Skoci në takim me Mbretëreshën Elizabeta e Dytë. Sfida e parë për Truss, deri më tani Ministre e Punëve të Jashtme, pritet të jetë vendimi për menaxhim me çmimet në rritje të energjensëve, që pasqyrohet në të gjitha produketet dhe shërbimet tjera.

“Menjëherë do të publikoj plan të guximshëm, për uljen e tatimeve dhe për rritjen e ekonomisë sonë. Do të veproj për krizën energjetike, menaxhimin e faturave të rrymës dhe të gazit, por edhe për menaxhimin  e problemeve afatgjate rreth furnizimit me energji. Do t’i përmbush premtimet për sistemin tonë shëndetësor, do t’i shfrytëzoj të gjitha talentet e Partisë Konservatore.” – deklaroi Liz Truss

Për aq sa mund të konkludohet nga deklaratat e deritanishme të Liz Truss, nuk përjashtohet që ajo të vendosë për ngrirjen e faturave të rrymës dhe të gazit. Liz Truss pritet të emërojë kabinet qeveritar i cili do të duhet të marrë vendime të rëndësishme edhe në lidhje me aspektet tjera të krizës. Partia opozitare Laburiste pohon se populli në Britani është i zhgjënjyer dhe ka nevojë për ndihmë, përkatësisht për detaje për planin e qeverisë së re.

Liz Truss do ta trashëgojë Boris Xhonsonin i cili në pozitën e Kryeministrit ishte nga korriku i vitit 2019 dhe i udhëhoqi negociatat për Bregzit, duke e lënë Britaninë e Madhe jashtë Bashkimit Evropian. Ai u përball edhe me më shumë afera, kryesisht për mosrespektimin e rregulloreve në krizën korona dhe për këtë arsye Parlamenti në qershor të këtij viti votoi mocionin e mosbesimit kundër kabinetit të tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share