Livoreka: SHBA – Iran më shumë se futboll, gjithë bota para ekranit

Profesori i edukatës fizike, Muzafer Livoreka në MundoKlan ka folur për ndeshjet e zhvilluara sot në Kupën e Botës dhe për rëndësinë që do ta ketë ndeshja e ardhshme mes SHBA-së dhe Iranit. Ndeshja do të jetë vendimtare për kualifikimin e njërës prej dy kombëtareve, por ajo që e bën më interesante janë edhe marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve jashtë fushës së futbollit. megjithsëe nuk deshi t’i përziejë këto tema, Livoreka shtoi se kjo ndeshje mund të ngërthejë krejt botën para ekranit të televizorit.

“Të them të drejtën e kam qënë i sigurt tek Irani sepse është e pamundur që një reprezentacion të pësojë debakël dy ndeshje radhazi. Ishte një Iran krejtësisht ndryshe nga ndeshja e parë me Anglinë edhe taktikisht edhe në mobilizim edhe me konicion… Prandaj e thash në thonjëza ndoshta ‘lufta e tretë’. Ndoshta krejt bota do të jetë para televizorit sepse ajo ndeshje ka diçka më tepër se futbolli, duke mos dashur të hyje në ato punë”, deklaroi punëtori i sportit, Muzafer Livoreka./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share