Luis Van Gal është trajner që taktizon dhe mendoj se kombëtaret e mëdha në ndeshjet e para gjithmonë taktizojnë, nuk e fillojnë furishëm. Jam habitur me Spanjën dhe Anglinë që e filluan shumë furishëm. Kështu mendon Muzafer Livoreka, i cili në MundoKlan u shpreh se ekipi holandez ka kapacitet në çdo ndeshje të bëjë dallimin dhe të shënojë më shumë gola. Sipas tij, holandezët besojnë tek kualifikimin dhe prandaj ruajnë energjinë për ndeshjet e fazës tjetër.
“Holanda është ekip që 15 minuta të jep 3 gola. Me këtë selektor për 18 ndeshje radhazi jep gol… Unë mendoj se Van Gal taktizon bashkë me lojtarët. Ai e din çka kërkon. Ndeshjet e fazës nokaut janë të rrezikshme”, deklaroi punëtori i sportit, Muzafer Livoreka./KlanMacedonia