PSV dhe Liverpool kanë arritur marrëveshje për transferimin e Cody Gakpo te skuadra e Jurgen Klopp.
Ishte vetë klubi i PSV Eindhoven që komunikoi lajmin dhe administratori Marcel Brands e konsideroi si transferimin rekord të klubit holandez.
Sulmuesi 23-vjeçar, protagonist i madh me kombëtaren holandeze në Botëror do të niset menjëherë drejt Anglisë, ku do të kryejë formalitetet e nevojshme për të përfunduar transferimin.
Edhe pse shifra zyrtare për shitjen e Gakpo nuk është komunikuar ende, por raportohet se bëhet fjalë për 50 milionë paund plus bonuset.
Një “bombë” e vërtet, pasi Manchester United dhe Erik ten Hag kishin shfaqur interes që në merkaton e verës, por tani duhet të marrin masa pasi do ta kenë kundërshtar.
/KlanMacedonia/