Liverpool fiton kupën e Ligës

Suksesi ndaj Chelsea u arrit me disa futbollistë të rinj

Liverpool fitoi Kupën e Ligës së Anglisë, duke mundur Chelsea 1 – 0 me golin e realizuar në minutën e 118’ të takimit. Kapiteni Virgil van Dijk shënoi me kokë golin e suksesit në Wembley, duke i dhënë për herë të 10 këtë trofe Liverpool, një rekord për aktivitetin.

Më herët, të dy ekipeve iu anuluan golat me anë të sistemit VAR, por nuk munguan edhe raste të tjerë shënimi. Jurgen Klopp kishte 11 mungesa për shkak dëmtimi, duke aktivizuar disa zëvendësues dhe kjo e bëri më të bukur triumfin.

Jurgen Klopp: Më thanë që është një shprehje në Angli që thotë se nuk mund të fitosh trofe me fëmijë. Në më shumë se 20 vite karrierë si trajner, është trofeu më i veçantë që kam fituar. Është diçka me të vërtetë e jashtëzakonshme.

Ky është suksesi i tretë për Liverpool në përballjet finale me Chelsea gjatë 2 viteve të fundit. Skuadra e Jurgen Klopp është në garë për të fituar Premier League, FA Cup dhe Europa League.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share