Lituania dhe Polonia mund të mbyllin kufijtë e tyre me Bjellorusinë

Zëvendësministri i Brendshëm i Lituanisë, Arnolds Abramavicius ka thënë se vendi i tij dhe Polonia mund mbyllin kufijtë e tyre me Bjellorusinë.

Të dyja vendet kanë thënë se përballen me një kërcënim në rritje për shkak të pranisë së trupave të grupit merceran rus Wagner në Bjellorusi, një vend aleat i Rusisë.

“Diskutimet janë të vërteta. Mundësia e mbylljes së kufirit ekziston”, tha Abramavicius në një konferencë shtypi.

Zyrtarët e qeverisë polake u takuan në një qytet kufitar polak të enjten për të vlerësuar situatën aktuale, tha ai.

Abramavicius tha se rreth 1,200 trupa të grupit Wagner gjenden në Bjellorusi, dhe shumica dërrmuese e tyre gjenden në një terren trajnimi në Osipovichi, afër kufirit polak.

Ai tha se megjithëse Wagner nuk përbën kërcënim ushtarak për Poloninë, ekzistonte një “mundësi provokimi”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share