Lista Serbe në Kosovë ka dorëzuar mandatet e deputetëve. Lajmin e ka bërë të ditur për Klan Kosova shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.
Serbët janë tërhequr nga institucionet e Kosovës në shenjë proteste për ndërrimin e targave.
Edhe policët serbë në Drejtorinë e Policisë në Mitrovicën e Veriut e kanë lënë detyrën.
Dy ditë më parë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç, deklaroi se serbët në Kosovë do të largohen nga institucionet e vendit.
Situata në veri të Kosovës po monitorohet nga afër edhe nga forcat e KFOR-it për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve. /tvklan.al