Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,48% në raport me vendimin e datës 24.11.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,131 %, te nafta për 2,058 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,507 % dhe te mazuti rritja është 0,099 % .
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,014%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,027 den/kg dhe do të jetë 41,810 den/kg. Nga data 29.11.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori Benzinë motori
Naftë motori Vaj për Djegie Mazut М-1 SU
EUROSUPER BS – 95 EUROSUPER BS – 98
EURODIZEL BS (D-E V) Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)
84,50 (denarë/litër) 86,50 (denarë/litër)
86,50 (denarë/litër) 82,50 (denarë/litër) 41,810 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 29.11.2022.
Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.