Liridona rivarroset në fshatin e saj të lindjes

NË CEREMONINË E RIVARRIMIT KËRKOHET DREJTËSI

Në praninë e qindra qytetarëve, familjarëve, por edhe zyrtarëve të pushtetit, është bërë rivarrimi i Liridona Ademajt në fshatin Rracaj të Gjakovës. Më kërkesë të familjarëve, ajo është zhvarrosur nga varrezat e fshatit Cërmjan, në vendlindjen e bashkëshortit, pasi u zbulua se ky dyshohet se e organizoi vrasjen.

Në ceremoninë e rivarrimit të saj, u kërkua drejtësi. Nxënës kishin veshur fanella me fotografinë e të ndjerës dhe me mbishkrimin “Drejtësi për Liridonën”.

Për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Në mesin e tyre është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili dyshohet se ka orkestruar vrasjen e bashkëshortes së tij./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share