Liridona Beqiri: Gratë shqiptare – të kyçura me vonesë në aktivizmin publik e politik

Gratë shqiptare në tërësi, sipas aktivistes Liridona Beqiri, janë të kyçura me vonesë në aktivizmin publik politik.

“Në asnjë program politik nuk kam hasur që të preken tema që me të vertetë janë reale dhe që nuk janë empirike, me të cilat ballafaqohen gratë shqiptare. Një ndër ta është dhuna në familje. Është bullizmi që kanë gratë shqiptare, qoftë në shoqëri, qoftë nëpër institucione. Prej aty, sistemi shëndtësor i grave. Sa janë ata të informuara për të drejtat lidhur me shëndetin e tyre”, thotë Beqiri.

Sipas aktivistes Beqiri, mungon vetëreflektimi i vetëdijes personale dhe rrjetëzimi i grave shqiptare, sa i përket sëmundjeve që i prekin ato më së shumti. Ajo përmendi kancerin e gjirit dhe disa nga aktivitetet e bëra për diagnostikimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

“Fatkeqësisht, gratë shqiptare janë ato që paraqiten tek mjeku në instanca shumë të zhvilluara të kësaj sëmundjeje”, theksoi Liridona Beqiri në klan Debat me Xhumadije Ibraimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share