Pas gjashtë viteve në burg, Feta Alimi prej sot është i lirë. Alimi doli sot nga Burgu i Idrizovës, ndërsa jashtë e prisnin familjarë dhe miqtë, mes tyre edhe Ziadin Sela, përcjell KlanM.
“Liria është e shtrenjtë… 6 vitet nuk ishin të lehta, por me ndihmën e Zotit, me shëndet kam qenë mirë. Mos iu sprovoftë Zoti, sidomos pa faj”, tha Alimi para mediave.
Para medaive foli edhe Ziadin Sela, i cili mes tjerash tha se ai tanimë ndihet si një familjar i Fetait.
Feta Alimi ishte i dënuar pas ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai përfitoi edhe nga falja e Presidentit Pendarovski, i cili ia fali 8 muaj nga dënimi i përgjithshëm./KlanMacedonia