Lira turke ka rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë, duke u treguar me 18.40 për një dollar amerikan.
Kjo situatë vjen pasi Banka Qendrore e Turqisë e ka ulur normën e interesit – për herë të dytë brenda muajit – pavarësisht inflacionit të lartë.
Banka në Ankara ka thënë përmes një deklarate se “do të vazhdojë të përdorë të gjitha instrumentet” derisa të arrihet synimi i Qeverisë për inflacion 5 për qind.
Inflacioni turk ka rrëshqitur në mbi 80 për qind në gusht, sipas statistikave zyrtare.
Grupet e pavarura kërkimore besojnë se inflacioni brenda shtetit është dyfish më i madh sesa në shifrat zyrtare.
Banka Qendrore nuk e ka rritur normën e interesit prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Vendimet e Bankës janë në linjë me teorinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan që normat e ulëta të interesit, do të ndikojnë në ulje të inflacionit.
Sasitë e mëdha të importit që paguhen në dollarë kanë pasur ndikim të rëndë në kompanitë e vogla dhe ato të mesme në Turqi prej mesit të vitit 2018, kur lira është përballur me rënie të lirë.REL