Lionel Messi nuk bën gati valixhet, argjentinasi rinovon me PSG

Barcelona afrohet akoma dhe më shumë me Lionel Messin. Klubi spanjoll ka intensifikuar negociatat për rikthimin e argjentinasit në Katalonjë, ndikuar kjo edhe nga situata e 35-vjeçarit në Francë. Sipas asaj që raportohet në mediat vendase, aventura e Lionel Messit me ngjyrat e PSG-së duket se ka përfunduar. Udhëtimi drejt Arabisë Saudite pa miratimin e klubit ka krijuar një tension në negociatat e rinovimit mes palëve. Pezullimi prej 2 javësh lexohet ndryshe nga e përditshmja franceze “L’Equipe” që e konsideron si hapin final në divorcin e Messit me klubin kryeqytetas.

Opsioni për të rinovuar një sezon të tretë në kryeqytetin e dashurisë ka rënë poshtë, me sulmuesin argjentinas që tashmë mund të shikojë për një aventurë të re. Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën është i ndaluar të stërvitet dhe të luajë me PSG deri në një vendim të dytë, teksa do të mungojë për deelet kundër Troyes dhe Ajaccio.

Gjatë kësaj periudhe, Messi nuk do të paguhet nga ana e klubit, duke rritur kështu masën ndëshkimore ndaj tij. Barcelona mbetet pista më konkrete, por problemi për spanjollët në këtë çështje është ai ekonomik. Problemet financiare të klubit janë të mëdha, teksa një pezullim nga kompeticionet e UEFA-s do mbyllte përfundimisht derën e një kalimi të argjentinasit. Nga kjo situatë mund të përfitojnë skuadrat e tjera, me Newcastle që tashmë ka nisur të ëndërrojë, teksa pistë mbetet transferimi te Al Hilal dhe në kampionatin amerikan të futbollit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share