Trajneri i kombëtares U-23, Mascherano: Gjithçka do të varet prej tij
Tashmë duket se nuk është sekret ëndrra e Lionel Messi për të luajtur sërish në Lojërat Olimpike. Sulmuesi 36-vjeçar ka derën e hapur për tu bashkuar me kombëtaren e Argjentinës, në turneun që mbahet gjatë muajve të verës në Paris.
Është ish-shoku i skuadrës tek kombëtarja ‘Albiseleste’ dhe Barcelona, Havier Maskerano (Javier Mascherano) trajneri aktual i përfaqësueses U-23 ai që ka pranuar se Messi do ishte i mirëpritur në skuadrën që do marr pjesë në Olimpiadë.
“Të gjithë e dinë marrëdhënien time me Leon, miqësinë që kam me të. Gjithmonë kam thënë se një lojtar si Messi ka hapur dyert dhe ftesa për të na shoqëruar padyshim që do të varet nga ai koha e tij, por ftesa do bëhet”.
Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar në vitin 2022, fitoi medaljen e artë me kombëtaren në Lojërat Olimpike të Pekinit në 2008.
Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike zhvillohet nga 26 Korriku deri më 11 Gusht. Kombëtaret pjesëmarrëse lejohet të marrin deri në tre lojtarë mbi moshën 23-vjeç për këtë kompeticion duke rritur shanset për një triumf.
Klan News