Lindi disa minuta pas tërmetit, një tendë është banesa e parë e të porsalindurës në Marok

Vajza e porsalindur e Hatixhes akoma nuk ka një emër, por banesa e parë e saj është një tendë buzë rrugës. E vogla ka lindur disa minuta para se tërmeti shkatërrimtar të godiste Marokun mbrëmjen e së premtes.

Megjithëse nëna dhe e bija e saj e porsalindur nuk kishin pësuar dëmtime, spitali në Marrakesh ku ata ndodheshin, u evakuua. Atyre iu kërkua të largoheshin vetëm 3 orë pasi lindjes pas një kontrolli të shpejtë.

“Ata na thanë se duhej të largoheshim për shkak të frikës nga pasgoditjet”, tha ajo.

Me të porsalindurën e tyre, Hatixhja dhe bashkëshorti i saj u përpoqën të merrnin një taksi për të shkuar në shtëpi, por gjatë rrugës për atje, konstatuan se rrugët ishin të bllokuara nga rrëshqitjet e dheut dhe tani familja jeton në një tendë buzë rrugës kryesore.

“Unë nuk kam marrë asnjë ndihmë nga autoritetet. Ne i kemi kërkuar disa njerëzve në këtë fshat batanije që të kemi diçka për të na mbuluar. Ne kemi vetëm Zotin”, tha ajo duke mbajtur foshnjën e saj në duar.

Të afërmit nga vendlindja e tyre i kanë thënë familjes së shtëpia iu është dëmtuar rëndë dhe nuk e dinë se kur mund të kenë një vend të përshtatshëm për të qëndruar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share