Lindani i rrezikshëm niset drejt Francës

MMJPH: NË PERIUDHËN E ARDHSHME TRANSPORTOHEN EDHE 20 KONTEJNERË

Shtatë kontejnerët e parë me lindan, secili me peshë prej 22-26 tonë, dje pasdite dolën nga Ohisi dhe u nisën për në portin e Selanikut nga ku do të nisen për në Francë. Sic njofton Ministria e Ambientit Jetësor, me këtë filloi transportimi i mbeturinave të rrezikshme nga deponia e vogël nga ish-gjigandi industrial Ohis.

Sasitë e para të lindanit u nisën drejt Francës. Sipas Ministrisë së Mjedisit Jetësor, gjithsejt 477.1 ton mbeturina, të paketuar në 1.936 fuçi dhë të ngarkuar në shtatë kontejnerë me 126.37 ton tokë të kontaminuar me lindan transportohen në portin e Selanikut, ku mbeturinat toksike do të transportohen në Francë kurse toka e konatminuar në Holandë.

Në periudhën e ardhshme, 20 kontejnerë të tjerë do të ngarkohen dhe transportohen nga shteti, duke i përfunduar aktivitetet e mbuluara nga projekti GEF që zbatohes përmes UNIDO-së. Mirëpo, gërmimi do të vazhdojë në vazhdimësi me përdorimin e mjeteve nga Fondi Multi-Partneritet për Mjedisin Jetësor i krijuar posaçërisht për pastrimin e ndotjes në rrethin e OHIS në bashkëpunim me UNOPS, thonë nga Ministria e mjedisit jetësor.

Pastrimi I deponisë së vogël të OHIS-it nisi në Prill të këtij viti, kurse pritet të përfundojë brenda një viti. Mbetjet e rrezikshme në OHIS janë të deponuar në së paku dy lokacione.

Reparti për lindan në këtë fabrikë ka punuar nga viti 1964 deri në 1977, kur për shkaqe ekologjike është ndërprerë puna. Në këtë periudhë janë prodhuar rreth 2.800 ton lindan, që kaë rezultuar me rreth 25.000 izomerë joaktiv, që në mënyrë joadekuate janë shpërndarë duke shkaktuar rreziqe për kontaminim e ajrit, ujrave dhe tokës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share