Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate të Kosovës Fatmir Limaj, në edicionin e sontëm të Rubikonit, e ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Limaj në Klan Kosova tha se Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur zhargon sikur në Korenë e Veriut.
“Kompanitë e mbajnë vendin, biznesi e mban vendin. Janë shqiptare, janë kosovare, janë të vendit tonë, janë promotor të zhvillimit ekonomik. Ose le t’i ndërron dhe le ta sjell dikend tjetër”, tha Limaj.
Ai theksoi se 51 për qind e votave të fituara nga Albin Kurti, nuk kanë ardhur nga qielli.
“Janë ardhur nga bizneset e vogla, të mesme, kanë ardhur nga qytetarët. Nga mësuesi, nga minatori, nga punëtori shëndetësor, nga bujku. Një qeveri normale nuk shikon kështu. Një qeveri normale, zhvillon e ndërton”, theksoi ai në Rubikon.
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës tha se Qeveria Kurti i ka njerëzit e paaftë në krye të dikastereve.