Limaj: Shteti s’është hajgare, vendimmarrja dhe negocimi janë art, me to vendi shtyhet përpara

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se shteti dhe vendimmarrja nuk janë hajgare.

Ai është shprehur se vendimmarrja dhe negocimi janë art dhe sipas tij, me to vendi shtyhet përpara, përcjell Klankosova.tv.

“Shteti nuk është hajgare, vendimmarrja nuk është hajgare. Vendimmarrja, negocimi është art, është përvojë, ajo nuk vjen brenda natës, me to shtyhet vendi yt përpara, ose largohet nga vijat, ti edhe nuk e sheh”, është shprehur ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share