Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se Albin Kurti si kryeministër është duke shkuar në mënyrë të sigurt drejt rrënimit e krejt asaj që është bërë deri tani pozitivisht në vend.
Sipas tij, askush me mirë se Kurti nuk e kish bë përpjekjen për ta shkatërruar këtë vend.
“Albin Kurti është duke shkuar në hapa të sigurt të krijimit të një diktature autoritative të rrënimit të krejt asaj që është ndërtuar në këtë vend. Po na kthen njëfarë regjimi që ky popull shumë shpejt ka me pa, duke tentuar që t’i fus në dorë të gjitha vet. Një njëri që përfundimisht do të na fus në atë logjiken neokomuniste të kontrollimit të çdo gjeje në këtë vend”, ka thënë Limaj në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahmetin në kanal10.
Limaj ka pas kritika për kryeministrin Kurti edhe për situatën në veri të Kosovës. Sipas tij, ajo pjesë e territorit të Kosovës është me keq se asnjëherë me parë.
“Qysh bre është duke bërë mirë me veriun, a janë kah ju shohin sytë. Çka ka në veri sot?…krejt janë aty, vetëm e kanë urdhrin e Vuçiqit me hesht, asgjë nuk ka ndryshuar, do ta shohim udhës. Dhe, kjo çka po ndodhë, ky është shqetësimi im. Ky mashtrim i madh dhe ky vrapim me lehtësi i njerëzve me u mashtruar, kjo është shqetësuese për mua”, ka thënë Limaj.