Lim Si-Hyeon, 21-vjeçarja nga Korea e Jugut, thyen rekordin e parë botëror në qitjen me hark në Paris 2024

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, 21-vjeçarja koreano-jugore Lim Si-Hyeon ka thyer rekordin e parë botëror në qitjen me hark. Ajo arriti të grumbullonte 694 pikë në fazën kualifikuese.

Ky rekord i tejkaloi rekordin e mëparshëm botëror prej 692 pikësh, që i takonte bashkëkombases së saj, Kang Chae-Young, nga Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021. Kjo tregon dominimin e koreano-jugoreve në këtë disiplinë, që prej prezantimit të saj në Lojërat Olimpike të Seulit në vitin 1988.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share