“Ligue 1” larg “Top 5” në Evropë, ngjitet kampionati holandez

Maqedonia e Veriut renditet e 53-ta

Holanda ka kaluar Francën në renditjen e fundit të ligës UEFA, bazuar në paraqitjet e klubeve në garat evropiane gjatë pesë sezoneve të fundit. Edhe pse Ligue 1 është ende në pesë ligat më të mira në renditjen e fundit të kontribuesve të UEFA-s, ajo është zhvendosur nga klubet e Eredivisie.

Paris Sen Zhermeni është i vetmi klub që nga Monako në vitin 2004 që arrin në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa paraqitja e Marsejës në finalen e Ligës së Evropës në vitin 2018 ishte gjithashtu e para e tyre që nga viti 2004.

Ndërkohë, sukseset e fundit të ekipeve holandeze në Evropë, përkatësisht vrapimi i Fejnoord në finalen e Ligës së Konferencës në vitin 2022, si dhe AZ Alkmaar, arritja në gjysmëfinale këtë sezon, i kanë dhënë Eredivisie, një numër të konsiderueshëm pikësh.

Shumë tifozë kanë kërkuar më parë që UEFA të ndryshojë sistemin e renditjes në mënyrë që të përfaqësojë siç duhet ligat kryesore të Portugalisë, Belgjikës dhe Holandës. Portugalia, Belgjika dhe Austria plotësojnë pjesën tjetër të Top 10.         

     

Lexo gjithashtu
Total
0
Share