Një pjesë e komunave, kryetarët e të cilëve pas zgjedhjeve parlamentare kaluan në pushtetin qendror, do të jenë jofunksionale deri në zgjedhjen e kryetarëve të ri të këtyre komunave. Sipas ligjit aktual, ushtruesi i detyrës kryetar komune ka hapësirë deri në gjashtë muaj ta ushtrojë atë funksion dhe më pas duhet të organizohen zgjedhje të parakohshme lokale. Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJV), Orce Gjorgjevski thotë se, ligji, me të cilin do të shmangen zgjedhjet e parakohshme për kryetarët në këto komuna, është në fazën finale. Sipas tij, miratimi i këtij ligji është fillimisht i nevojshëm për funksionimin e komunave, por edhe për kursimin e mjeteve financiare.
“Nëse marrim parasysh disa milionë euro për nevojat për zgjedhjet të parakohshme lokale do të derdhen nga buxheti dhe do të dedikohen për realizimin e këtyre zgjedhje të parakohshme lokale, siç është tani korniza ligjore. Ato janë projekte që praktikisht munden të realizohen, ndërsa paratë do të harxhohen në diçka tërësisht të panevojshme në këtë periudhë” – tha Orce Gjorgjevski, kryetar i BNJVL-së.
Gjorgjevski tha se, në dispozitat e këtij ligji shkruan se vlen për këtë periudhë, por ai beson se do të mbetet i njëjti edhe më tej.
“Në kushte të një gjendje të këtillë, nëse nuk ndryshohet zgjidhja ligjore, apo nëse vlen vetëm për këto zgjedhje dhe më tej kthehet përsëri në gjendjen bazike, merreni parasysh se ndoshta sërish do të ndodhë që në ndonjë palë zgjedhje të caktuara, të ardhshme, dikush nga vetëqeverisja lokale të kalojë në pushtetin qendror, apo ta përfundojë mandatin në ndonjë mënyrë tjetër, kështu që përsëri do të hyjë në fuqi jofunksionaliteti” – tha Orce Gjorgjevski, kryetar i BNJVL-së.
Pas zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe ai i Aerodromit, Timço Mucunski kaluan në pushtetin ekzekutiv, ndërkaq kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti u bë deputet. Në këto komunë, u emëruar ushtrues detyre. Zgjedhjet e rregullta lokale janë në tetor të vitit të ardhshëm. Në rast se mbahen zgjedhje të parakohshme në këto tre komuna, atëherë do të mbaheshin dy herë zgjedhje brenda një viti. /tvklan.mk/