Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!

LIGJI PËR VETQEVERISJEN LOKALE

LSDM-ja dhe BDI-ja për momentin nuk mbështesin haptazi ndryshimet e Ligjit për Vetqeverisjen Lokale, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në Komunat, Kryetarët e të cilëve do të kalojnë në funksione tjera.

Për këto ndryshime nevojitet shumica prej 2/3 dhe Badenteri, që I bie se duhen edhe votat e opozitës.

Propozues I ligjit është koalicioni VLEN, por mbështetet edhe nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga VLEN thonë se propozimi, më së voni, të hënën do të dorëzohet në Kuvend, që të miratohet para zgjedhjes së Qeverisë së re të Mickoskit, duke marrë parasysh se disa nga ministrat që planifikohen janë edhe Kryetar aktual të Komunave.

Blerim Bexheti nga Fronti Evropian thotë se nuk e kanë parë propozim ligjin për Komunat.

“Pasi ta pranojmë nëse do të ketë ndonjë propozim-ligj të këtillë, Fronti Evropian do të prononcohet me qëndrimin e vet për këtë cështje që përflitet në opinion nga disa deputetë të parlamentit”, tha Blerim Bexheti.

I pyetur se si do të kalonte Fronti nëse ka zgjedhje të parakohshme, Bexheti është shprehur se Fronti Evropian dhe BDI-ja asnjëherë nuk u ikin zgjedhjeve.

Zgjidhja e re ligjore parashikon që ushtruesit e detyrave Kryetarë Komunadh mund t`i udhëheqin Komunat deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në vjeshtë të vitit të ardhshëm, me kusht që deri në skadimin e mandatit të Kryebashkiakut të mbeten më pak se dy vite.

Kuvendi në seancën e 3-të ka konstatur propozim-vendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave të përhershëm të punës.

Vendimi për konstatimin e numrit të Nënkryetarëve të Kuvendit u mbështet me 84 vota “për”. Kuvendi do të ketë 5 nënkryetarë.

Të propozuar janë Micevski nga VMRO-DPMNE-ja, Mitreski nga LSDM-ja dhe Bendevska nga ZNAM.

91 deputetë votuan “për” konstatimin e vendimit për themelimin e trupave të punës së Kuvendit, respektivisht për formimin e Komisioneve parlamentare./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share