Ligji për Vetqeverisje Lokale në rend dite – Spasovski: Ligji ka hapësirë për keqpërdorim në të ardhmen

Ligji për vetqeverisje lokale sot ishte në rend dite në Kuvend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nga foltorja e Kuvendit tha se ky ligj do të vleje vetëm për zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa nga LSDM-ja thonë se miratimi i këtij ligji nënkupton marrjen e të drejtës së qytetarit për të zgjedhur, si dhe rrënim të parimeve demokratike të funksionimit dhe ndarjes së pushteteve.

Lidhja Socialdemokrate nuk do të mbështesë ndryshimet në Ligjin për Vetqeverisje lokale, pasi siç thotë deputeti i kësaj partie Oliver Spasovski, ky ligj lë hapësirë për keqpërdorim në të ardhmen. Miratimi I këtij ligji, sipas Spasovskit, nënkupton marrjen e të drejtës së qytetarit për të zgjedhur, si dhe rrënim të parimeve demokratike të funksionimit dhe ndarjes së pushteteve.

Oliver Spasovski-deputet i LSDM-së

“Andaj, në këtë aspekt konsideroj se është plotësisht e drejtë që të themi qartë para opinionit maqedonas se një ligj i tillë nuk mund të marrë mbështetje nga Lidhja Socialdemokrate dhe koalicioni. Konsiderojmë se kur bëhet fjalë për zgjedhjet atëherë fjalën e fundit duhet ta ketë qytetari. Do të përballemi me situatë që menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjes së kryetarëve, përsëri krijohet paktikë në të cilën do të mundet, për cilëndo arsye ndonjërit nga kryetarët t’I përfundojë mandati dhe pa mund ur të vendosin qytetarët do t’I mundësohet që me atë mandate të udhëheqë dikush që është përcaktuar si zëvendës.”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nga foltorja e Kuvendit tha se ky ligj do të vleje vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Sinkron: Nikolla Micevski- deputet i VMRO-DPMNE

“Më duhet të theksoj se bëhet fjalë për zgjidhje kalimtare që do të vlejë vetëm për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor të 2025. Duke qenë se bëhet fjalë për ndryshime të vogla, propozojmë që ky ligj të sillet me procedurë të shkurtuar.”

Propozimi që ligji në fjalë të kalojë me procedurë të shkurtuar siguroi 69 vota pro dhe 17 kundër. Megjithatë, lidhur me këtë kanë reaguar nga Partia Liberal Demokrate të cilët thonë se si ligj për miratimin e të cilit nevojitet shumicë prej 2/3, për të njëjtin duhet debat I gjerë dhe jo procedurqë e shkurtuar. Me këto ndryshime parashihet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar deri në fund të vitit, pasi kryetarët e këtyre  komunave u zgjodhën për deputet dhe ministra.Për të kaluar amendamentet nevojitet edhe shumica e Badenterit.

Nga BDI thanë se do t’i mbështesin ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, me të cilat do të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash.Nëse ligji i propozuar nuk merr mbështetjen e duhur në Kuvend, atëherë sipas zgjidhjes aktuale ligjore, deri në fund të vitit do të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetarë komunash në Saraj, Aerodrom dhe Gostivar. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share