Ligji për vetëqeverisje lokale – Ndryshimet ligjore kaluan në Komisionin Parlamentar

Ndryshimet ligjore për vetadministratën lokale kaluan në komisionin amë parlamentar lidhur me propozimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me procedurë të shkurtër, për të cilin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përderisa votimi do të bëhet në mënyrë shtesë.

Nga pushteti thonë se me këtë zgjidhje kalimtare do të kursehen financa, kurse LSDM-ja opozitare vlerëson se ndryshimet janë anti-kushtetuese.

Ndërkohë mbetet të shihet se cilat do të jenë kushtet e BDI-së për të mbështetur në fazën finale të seancës plenare këtë zgjidhje ligjore, kur do të duhet shumica prej 2/3 por edhe Badenteri.

Dje, deputetët me 69 vota “për” dhe 17 “kundër” votuan nevojën e mratimit të ndryshimeve ligjore, me cka do të mundësohet që të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale nëpër komunat ku Kryebashkiakët u emëruan Ministra apo deputetë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share