VMRO-DPMNE-ja premtoi dhe realizoi hapin e parë drejt transformimit komplet të Maqedonisë – thonë nga VMRO-ja duke pohuar se në situatën kur nuk është formuar qeveria, Kuvendi ka miratuar një ligj me shumicë prej 2/3. Sipas VMRO-DPMNE-së, ndryshimet ligjore që ishin pjesë e premtimeve parazgjedhor, janë punuar me përfaqësues të BE-së dhe janë pjesë e Programit – IPA.
“Për herë të parë përfaqësuesit e BDI-së votuan pa patur mundësi kushtëzimi për shkak se ndryshimet ligjore janë reformuese dhe transparente. Dhe, në këtë situatë, askush askend nuk mund ta kushtëzojë, tha Marija Miteva.
Qytetarët të respektuar, kjo është mënyra e punës së VMRO-DPMNE-së edhe në të ardhmen.
Të gjitha ndryshimet ligjore dhe sistematike do të punohen përmes procedurës së qartë, me narativ të qartë ligjor, që nuk do të lejojë hapësira për problematizimin dhe bllokimin. Për dallim nga e kaluara kur LSDM-ja miratonte ligje për realizimin e krimit e korrupsionit, sot bisedojmë për ligje reformuese.
VMRO-DPMNE tregoi se punon reth agjendës – Maqedonia sërish e Jotja.
Ndryshimet nisin, pason transformimi ekonomik i Maqedonisë, eurointegrimi i përshpejtuar dhe lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit./tvklan.mk