Ligji për Riorganizimin e Qeverisë/ LSDM – “LEVICA”: BDI partneri i katërt i heshtur i Qeverisë!

Ligji për Riorganizimin e Qeverisë miratohet për shkak të “pazareve” politike e jo që të rritet efikasiteti I administratës shtetërore, thanë deputetët e LSDM-së, që votuan kundër ligjit.

“Çështja e parë që imponohet për ligjin është nëse ndryshimet janë të motivuar për rritjen e efikasitetit ose dëshirës për “pazare” politike për krijimin sa më të lehtë të koalicionit qeveritar dhe koalicionit për miratimin e ligjeve tjera për të cilët duhet shumica prej 2/3. Ky process motivohet vetëm për “pazare” politike”, tha Dimitar Kovacevski.

Propozimligji ashpër ishte kritikuar nga deputetët e “Levicës” në Kuvend. Kritikat të ashpra janë drejtuar në adresë të VMRO-DPMNE-së.

“Duke mos dashur të vendosin Një Njësi Zgjedhore, shkuan ia puthën dorën Ali Ahmetit, për t`u dhënë dhjetë vota” – ka shkruar në Facebook lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev.

“Levica” përmes një komunikate pretendon se votimi I ligjit ka dëshmuar se partnerët e vjetër VMRO DPMNE – BDI, sërish janë bashkë.

“Pas propozimit dhe zgjedhje së Afrim Gashi për Kryetart ë Kuvendit, ndodhi edhe një shkelje e premtimeve parazgjedhore dhe retorikës së DPMNE-së për luftë kundër BDI-së. Partnerët e vjetër sërish publikuan koalicionin e gjerë, ku për dallim nga më herët, ZNAM paraqitet si subjekt i veçantë politik dhe që në seancën e dytë kontrabanduan ligjin”, thone nga LEVICA.

Mbështetja kyce për Mickoskin për t`i zbatuar planet e tij, erdhi nga BDI-ja. Dy strukturat ndërtuan ura afrimi – thonë nga opozita duke shtruar pyetjen se cili do të jetë çmimi për këtë mbështetje të BDI-së dhe nëse kjo parti është partneri I katërt I heshtur në Qeverinë Mickoski.

Kjo mbase më së miri ilustrohet me postimin në Facebook të deputetes së LSDM-së dhe kandidates për lider të socialdemokratëve, Slavjanka Petrovska.

“Ku jeni “patriot”? Ku jeni, ku shkuat? Për ju qajnë…Janë në pushtet, mos I kërkoni – DPMNE – BDI! – ka shkruar Petrovska.

Ndryshe, mbështetje për ndryshimet ligjor për riorganizimin e Qeverisë dhanë 58 deputetët e VMRO-DPMNE-së, 14 të VLEN-it, 6 të ZNAM, 2 të partisë turke TDP, 1 deputet i PDSH-së dhe 6 të BDI-së.

LSDM-ja me 16 dhe “Levica” me 6 deputetë ishin “kundër” ligjit kurse Monika Zajkova e PLD-së nuk ishte e pranishme në seancën parlamentare./tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share