Ka ose jo marrëveshje mes partnerëve të koalicionit rreth një ligji për përfaqësimin adekuat të bashkësive etnike në vedn pas vendimit të Kushtetuese për ngrirjen e ballansuesit është dilema e rradhes mes partnerëvve të koalicionit VLEN dhe VMRO DPMNE.
Përfaqeësueist e VLEN-it disa herë në vazhdimsi kanë përsëritur se ekzison marrëveshje dhe se është në përgaditje e sipër ligji I posacëm që do të rregullojë këtë fushë dhe do të jetë më efikas se sa ballansuesi që u pezullua nga kushtetuesja. Por kështu nuk mendojnë nga VMRO DPMNE. Ata thonë se si duket përfaqësuesit e VLEN kanë mendur në komisionin e fundit të formuar në parlament I cili do të ndjek përfaqëëssimin adekuat në instutucionet shtetërore.
VMRO – DMPNE
“Si duket Izet Mexhiti ka menduar në Kommisionin për përfaqësim adekuat kur në intervistë ka folur rreth ligjit për përfaqësim adekuat. Komisioni tanimë është formuar dhe I njejti duhet të kujdeset për përfaqësimin në institucione”, thonë nga VMRO DPMNE duke shtuar se është fakt se ballansuesi nuk I ka plotësuar pritshmëritë për të cilët edhe ishte në funksion deri tani.
Pavarsisht kësaj përfaqësuesit e VLEN-it instistojnë se ka marrëveshje me VMRO DPMNE-në për një ligjë të posacëm.
Deputeti i këtij koalicioni Salim Sulejmani për Klan Maqedoni ka thënë se marrëveshje ka dhe e njejta do të zbatohet.
“Realiteti është ndryshe, ka ekziston një marrëveshje e tillë dhe kjo gjatë periudhës së negociatave kur grupet kanë negociuar për formimin e Qeverisë është diskutuar dhe analizuar Balanceri i cili vazhdimisht është keqpërdorur për një vend pune dhe kanë ardhur në përfundim që Balanseri të zëvendësohet me një ligj i cili do të formulohet saktë dhe drejtë që të ketë përfaqësim të drejtë dhe adekuat për të gjithë qytetarët që jetojnë në RMV, e jo të keqpërdoret në format të cilat është keqpërdorur balancuesi deri më sot”, tha deputeti Sulejmani.
Se nuk ka marrëveshje dhe nuk po punohet në një ligjë të posacëm për përfaqësimin e bashkësive etnike kishte deklaruar edhe ministri i Administratës Goran Minçev.
Ndryshe, debati për ligj të ri për përfaqësim adekuat ka lindur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë balancuesin. /tvklan.mk