Ligji për lojërat e fatit sot sërish para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet të mbajë vazhdimet e tre seancave plenare – 138-të, 140-të dhe 145-të.

Në kuadër të seancës së 145-të, deputetët do të debatojnë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të tretë, katër propozim ligjet për projekte strategjike të investimeve “Parku solar Stipion”, AIM GREEN TECH, Mitilineos Stabilimenti i kogjenerimit – Shkup, centrali solar elektrik Pehçevë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë janë edhe propozimi i Ligjit i garancisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për detyrimet sipas Marrëveshjes kornizë të huasë, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës dhe SHA “Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për huanë programuese të SHA “Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për krijimin e vendeve të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për tokë bujqësore dhe të Ligjit për fitofarmaci, të gjitha me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit për përmendore të natyrës, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, të dyja në lexim të parë, dhe Propozimi i Strategjisë zhvillimore kombëtare 2024-2044.

Në rend të ditës në seancën e 138-të janë edhe pesë ligjet për reforma në administratën publike.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share