Ligji për lojërat e fatit, rrezikon shum vende pune? Abdiu: Ka zgjidhje edhe për këtë problem..

Xhemal Abdiu në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se të punësuarit nëpër kazioni, lojëra të fatit nëse dislokohen këto objekte do të dislokohen edhe të punësuarit ose do t’u gjendet zgjidhja si ndodhi në Kosovë që u sistemuan nëpër vende pune.

”Ne ndajmë shqetësimin, ne jemi të vetëdishëm që ka të punësuar nëpër këto vende por dëmi është shumë më i madh, organiztorët e lojërat e fatit manipulojnë me numrat, flitej për 5000 të punësuar 7.000 të punësuar 10 mijë tani edhe më shumë, ne e dimë se ato punojnë për mbijetesë të tyre për bukën e gojës mirëpo problemi qëndron diku tjetër. Ato objekte ku thuhet se urohet fat, atje nuk është fat, ne ju kemi thënë që kërkojmë dislokim, pra me atë do dislokohen edhe të punësuarit. Pra e dini në Kosovë me mbylljen e tyre u sistemuan gjithë të punësuarit” – tha Abdiu

Ai mes tjerash tha se ekonomia e dobët tek ne e bën që të luajnë të varfërit, sa më i varfur shteti aq më shumë janë në numër ato objekte. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share