Fronti Europian ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e seancës pa praninë e gjykatësve shqiptarë. Bujar Osmani njoftoi se vazhdimi I seancës është I pa pranueshme dhe se BDI , do të dalë kundër çdo vazhdimi të seancës për kushtetutshmërin e përdorimit të gjuhës shqip, duke paraljmëruar se edhe në seancat e ardhshme do të veprojnë njejtë duke bërë roje në mbrojte të gjuhës shqipe.
“Si përfaqësues legjitim të shqiptarëve, dënojmë vazhdimin e seancës në Gjykatën Kushtetuese. Në një shtet multietnik nuk guxon të merren vendime me përbërje monoetnike. Në emër të popullit shqiptarë për ne është e papranueshme çdo vendim tjetër, përpos refuzimit të 13 iniciativave për kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjithëve.Vazhdimi i seancës është i palejuar. Kjo shumë ngjason me seancën e 17 tetorit kur Gjykata Kushtetuese abrogoi identifikimin etnik të qytetarëve, që është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, dhe duke shtyrë seancat dhe më pas duke i ekzekutuar vendimet ashtu siç i kishin dizajnuar më herët” – tha Bujar Osmani.
Për dallim nga Osmani koalicioni VLEN, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, në reagimin e tij vendim in e Gjykatës Kushtetuese e quan fitore për mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe një goditje ndaj përpjekjeve për kufizimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në RMV.
“Mbaroi loja!
Gjuha shqipe nuk u ndalua,
Ligji për gjuhën shqipe nuk u abrogua,
Lista e zezë për korrupsion u konfirmua.
Rrini rahat. Qeveria punon,” ka shkruar Mexhiti
Kreu I ASH Arben Taravari kërkon nga opozita që në vend që të mos rrinë në tenda, ta shfrytëzojnë kohën për reformim.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese që nuk e pezulluan gjuhën Shqipe, duke treguar se ky shtet po ecën përpara! Ju të tendës shfrytëzoni kohën për reformim, reflektim dhe lini tendat për cirk”, ka shkruar mes tjerash Taravari.
Vendimin e kushtetuses e kanë përshëndetur edhe Bilall Kasdami dhe Zeqirja Ibrahimi.
Ndryshe nga LSDM kërkuan që Gjykata Kushtetuese të marrë vendime të bazuara në ligje dhe kushtetutë, në përputhje me Kushtetutën pa presione dhe ndikime politike. Gjatë ditës së djeshme Kryeministri Hristian Mickoski siguroi se asgjë nuk do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese dhe se e gjithë situata është nën kontroll. Madje ju bëri thirrje qytetarëve që të jenë të qetë dhe të mos i lejojmë vetes të biem në provokimet. /tvklan.mk/