Ligji për “branitellat”, Ilire Dauti: Ligji i propozuar nuk mund të kalojë!

Dështon edhe një tentativë për të mbajtur seancë Komisioni për politikë scjale. Përfaqësuesit e LSDM sërish insistonin të debatohet për ligjin për të drejtat e vecata të pjestarëve të forcave të sigurishë dhe familjeve të tyre.

Kryetaja e komisionit Ilire Dauti rrefuzoi sërish propozimin e deputetes së LSDM-së.

“Në qoftë se doni që ky komision me të cilin udhëheq unë të jetë pjesë e debatet dhe diskutimit ju lutem tërhiqeni ligjin nga procedura dhe le ti përfshijë të gjitha palët ashtu sic e kërkon edhe kushtetuta e RMV-së. përndrysh ne mundemi ta thirim me million herë këtë komsion dhe po aq herë e njejta pikë nuk do të mund që të shtohet si pikë e rendit të ditës”, tha Kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti.

Sllavjanka Petrovska thotë se ligji që kanë paraqitur së bashku me kolegen e saj, Trançevska, përfshinë një pjesë të familjeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë që nuk janë përfshirë me ligjet ekzistuese.

“Këto të drejta janë të rregulluara vetëm me projektligjin që e kemi dorëzuar me kolegen time Trençeska, tashmë janë në fuqi, por nuk janë të rregulluara për një pjesë të familjeve të pjesëtarëve të forcave të sigurisë”, tha Petovska.

“Vendin ku kërkoni të ndodh dicka që ka ndodhur me hërët I keni krejtësisht të gabuara. Ligji I tillë në formën sic e keni propozuar ju, shkruajni diku, që ta mbani mend, përmes meje nuk do të kalon”, deklaroi Dauti. 

Deputetja e koalicionit Vlen, Imerlije Saliu, iu përgjigj duke mbrojtur qëndrimin e Kryetares së Komisionit, Ilire Dauti.

“Me një kombëngulje të tillë nga ana juaj u bëjm dëm si votuesve tanë por edhe votuesve tuaj. Duke e pare natyrën tuaj, unë edhe njëherë detyrohem të themë se jamë plotësisht dakord me kryetaren e komisionit dhe se në këtë pike gjithë sishqiptarët jemi në një qëndrim të përbashkët, një gjë e tillë nuk do të lejohet”, tha Saliu. 

Bllagica Lasovska nga VMRO-DPMNE kërkoi që propozimi të vendoset në votim menjëherë, por kjo kërkesë u refuzua nga Kryetarja e Komisionit.

Seanca e Komisionit u ndërpre dhe nuk dihet ende se kur do të mblidhet sërish për të vazhduar diskutimet. /tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share