Ligji për “branitellat” – Fronti Europian: Do të bllokojmë ligjin, LSDM kërkon sqarim nga Gashi

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kërkon sqarim zyrtar se pse Gashi nuk e thërret seancën e Komisionit për Politikë Sociale në të cilën duhet të diskutohet për Ligjin e  Branitellave. Oliver Spasovski koordinator i grupit parlamentar thotë se kanë mbajtur edhe koordinim me kryeparlamentarin.

Gashi thotë se po vepron konform rregullores së parlamentit dhe se nuk ka ndërmend ta thirre seancën e  komisionit.

Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE thotë se rregullorja është e paqartë dhe I ka lejuar Gashit të sillet në këtë mënyrë.

E më i ashpër me Gashinsihte Dimitar Apasiev. Në një deklaratë për Klan Maqedoni, kreu i së Majtës paralajmëron padi kundër Gashit.

Thotë se mu për këtë arsye si parti ishin kundër që Gashi të jetë në këtë pozitë.

Deputeti i VLEN, Salim Sulejmani nga ana tjetër thotë se gjithçka do të vijë në vend me kohë.

Nga Fronti Europian janë të vendosur që ligjin në fjalë ta bllokojnë deri në “pafundësi” dhe thonë se nuk do ta kalojë pa u bërë pjesë e ligjit edhe ish ushtarët e UÇK-së.

Kujtojmë se propozim ligji i Branitellave shkaktoi reagime të ashpra politike   në vend sepse erdhi si propozim i LSDM-së dhe u përkrahë nga VMRO DPMNE-ja, ndërsa akuza e kundër akuza për ligjin në fjalë kishin edhe partitë shqiptare. /tvklan.mk

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share