Ligji për amnisti brenda dhjetë ditëve para deputetëve

LLOGA: ME KODIN E RI PENAL DO TË RIKTHEHEN DËNIMET E LARTA PËR FUNKSIONARËT

Propozim ligji për amnisti Brenda dhjetë ditëve do të jetë para deputetëve në Kuvend. Ministri I Drejtësisë, Krenar Lloga sqaroi sot në brifing për gazetarët se ky propozim, nuk do të përfshijë funksionarët shtetëror, por ka të bëjë vetëm me të burgosurit për vepra të lehta penale.

“Përsëritet ligji i vitit 2018 por nuk do të falen ato vepra penale të cilat kanë të bëjnë me krimet seksuale dhe krimet në familje, po ashtu nuk do të falet asnjë vepër e cila ka të bëjë me korrupsionin dhe me personat e emëruar dhe të zgjedhura nga institucionet” – tha Krenar Lloga.

Ai po ashtu, paralajmëroi se do të ketë kod tërësisht të ri penal, i cili është përgatitur nga ekspertët e grupit punues dhe i njëjtë është në dorëzimin. BE-së në Shkup, po ashtu edhe në BE, i cili do të duhet të jetë i harmonizuar me gjithë rregullativën  e BE-së. Lloga synon që me kodin e ri penal, të rikthehen dënimet e larta për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Në Kodin e ri penal do të ketë vepra edhe të tjera të cilat do të precizohen edhe vepra të cilat kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare por edhe pjesë të tjera nga përgjegjësia e personave e emëruar ose të zgjedhur. Ka diskutime dhe besoj se lartësia e dënimeve do të duhet të kthehet sipas standardeve të BE-së, të cilat pak a shumë janë mes asaj që ka qenë kodi i vjetër penal dhe ndryshimet e fundit penale” – tha Lloga.

I pyetur nëse me propozim ligjin për amnisti, lirohen një pjesë e të denuarve për rastin Monstra, ministra vlerësoi se pyetja është tendencioze dhe bëri thirrje që të mos luhet me emra dhe emocioneve të rasteve gjyqësore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share