Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve, çfarë përfituan konsumatorët?

KMK: KONSUMATORËT TË JENË TË KUJDESËSHEM GJATË BLERJEVE

Konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë blerjeve, sidomos tani gjatë festave të fundvitit. Kështu apelojnë nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve, të cilët thonë se janë në shërbim të gjithë qytetarëve të cilët mund të ballafaqohen me padrejtësi. Këshilli sot shpërndau broshura informative në të cilat ka më shumë informacione rreth të drejtave të konsumatorëve.

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka ndarë sot tre broshura për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve gjatë blerjes. Qëllimi i këtij aktiviteti është që ti njoftojë sa më mirë qytetarët për të drejtat e tyre ligjore por edhe përfitimet nga ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve. Tatiana Tasevska këshilltare e kësaj organizate u bënë apel qytetarëve që çdo herë të jenë të kujdesëshem gjatë blerjeve.

“ Të gjithë e dimë se afrohen festat e fundvitit dhe të gjithë nga ne blejm gjëra për veten apo të afërmit tonë. Andaj kjo që bëjmë sot këtu është të tregojm që duhet të bëjnë kujdes gjatë blerjes. Dhe në rastëse ballafaqohen me ngjarje të tilla ta dinë se si të arrijnë ta zgjidhin . Në broshurat që shpërndajmë sot jepen këshilla dhe kontakte të organizatës tonë”  – tha Tatiana Tasevska, këshilltare e OKM.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorëve theksojnë se sipas ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, tregëtarët që japin shërbime publike janë të detyruar të pranojnë kundështimin e konsumatorëve në rast të shkeljes së të drejtave të tyre, që rrjedhin nga ky ligj ose kontratë. Por konsumatorët mund të drejtohen edhe deri tek Inspektorati Shtetor i Tregut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share