“Ligji favorizon bizneset e mëdha” – Avokati Mitrovski sqaron se pse ngeci industria e kanabisit mjekësor

Në emisionin Klan Debat sonte debatohet për ngecjen në procedura parlamentare të ecurisë se industrisë së kanabisit në vend.

Avokati dhe aktivisti, Janaki Mitrovski u shpreh i zhglnjyer nga klasa politike në vend për shkak se e bllokuan zhvillimin e industrisë së kanabisit mjekësor në vend, duke penguar edhe përfitime të mëdha financiare për ekonominë vendase. Sipas tij, me sjelljen e ligjit në vitin 2016, Maqedonia u bë vendi i dytë në Evropë, pas Kroacisë që legalizoi prodhimin e kanabisit për qëllime medicinale.

Kroacia, që prej asaj kohe, sipas avokatit Mitrovski, ka ecur shumë në këtë drejtim duke themeluar edhe disa qendra për trjatim të pacientëve me këtë lloj bari, ndërsa nga ana tjetër Maqedonia ka ngelur në vend. E gjithë kjo sipas tij, për shkak të politikanëve lakmitarë dhe dëshirës së madhe të tyre për të përfituar financiarisht për xhepat e tyre dhe shokëve të tyre të biznesit./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share