Ligjet shqiptare në Gjykatën Kushtetuse, Rexhepi Zejd: Njejtë si në vitin 1998 kur e abroguan ligjin e flamurit deri sa ndodhi dhe lufta në vitin 2001

Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia I ftuar kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejd u shpreh se dëshpërimisht VLEN-I po i quan dhe po i trajton shqiptarët si minoritet, për herë të parë që nga përfundimi i luftës së vitit 2001.

Ai tha se nuk pret që ligjet që do të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese të zëvendësohen nga ligje të reja më të mira, sepse nuk mund të sillen ligje më të mira më qeveri monoetnike me një VMRO maqedonase.

“Sot dëgjoi nga zyrtarë të VLEN-it nga kryetarët e tyre që shqiptarët janë minoritet-pakicë në RMV. 23 vite nga Marrëveshja e Ohrit e deri sot, askush, asnjëherë nuk i ka quajtur shqiptarët minoritet, por sot ndodh. Tash kur flasin për ligjet me interes kombëtar shqiptar që do shkojnë në Gjykatën Kushtetuese, nën arsyetimin se do sjellin ligj më të mirë për balancuesin… Në 98’tën e abroguan ligjin për flamurin shqiptar dhe na thanë mos keni merak se do sjellim ligj më të mirë, ai ligj nuk erdhi der isa ndodhi lufta e vitit 2001. A me të vërtëtë mendoni që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, gjykatësit maqedonas, me një VMRO maqedonase, të sjell ligje më të mira për shqiptarët? Nuk ndodh kjo!”, tha Zejd. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share