VMRO – DPMNE paralajmëroi 40 amendamente për katër ligjet që kanë të bëjnë me investimet strategjike në energjetikë. Deputeti, Bojan Stojanoski tha sot në konferencë për media se, këto ligje janë në dëm të sektorit energjetik të Maqedonisë dhe shërbejnë vetëm për pasurimin e udhëheqësisë më të ngushtë të LSDM-së.
“Grupi parlamentar i VMRO – DPMNE-së do t’i ndërmarrë të gjitha procedurat parlamentare, procedurale dhe demokratike që të ndalojë miratimin e këtyre ligjeve kriminele. Do të dorëzojmë 40 amendamente në të cilat janë përfshirë vërejtjet e një sërë ekspertësh nga fusha të ndryshme të ekspertëve, të cilat nëse miratohen dhe futen në këto ndryshime, do të garantonin implementim normal të këtyre ligjeve”, tha Bojan Stojanoski./tvklan.mk