NAUMÇE MOJSOVSKI: KRITERET PËRAFËRSISHT TË NJËJTA
Tani më disa vite me radhë ka funksionur sistemi i vauçerave me të cilat janë stimuluar sportistët, klubete sportive dhe Federatat sportive nga ana e Agjencisë për Rrini dhe Sport. Për vitin e ardhshëm përgatititet ligji i ri që pritet të hyjë fuqi në muajin shkurt 2024.
Me ligjin e ri, Qeveria do të ndihmojë sportistët, klubet dhe Federatat sportive, duke transferuar mjetet e dediluara drejtpërdrejtë në llogaritë e subjekteve sportive, për të evituar keqpërdorimet. Këtë e pohoi Naumçe Mojsovski drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.
“Do të ketë vauçerë, pothuajse e njëjta metodë, vetëm se do të shpërndahen nga shteti, jo nga kompanitë. Ato keqpërdorime që aludohen do të përjashtohen, do të jenë të drejtpërdrejta. Shteti do të heqë dorë, apo jo? Sistemi i vauçerëve ishte 10 milionë, shteti heq dorë. Gjithçka do të bëhet nëse heq dorë nga ato dhjetë për të shkuar direkt tek sportistët, federatat dhe klubet. Pra nuk do të ndalet, ndoshta ai model do të ndërpritet, por 99 për qind e modelit do të mbetet dhe do të kontrollohet dhe bëhet nga qeveria.”, tha Naumçe Mojsovski.
Sa i përket kriteriumeve që sportistët, klubet sportive dhe federatat sportive të shfrytëzojnë mjetet nga vauçerat, do të bëhet nga komisionet e caktuara nga vetë federatat sportive.
“Kriteriumet do të jenë përafërsisht të njëjta, pasi që sportistët e tyre i njohin më mirë federatat, komisionet e formuara në kuadër të federative. Na kemi propozuar deri Drejtësia dhe mendoj që tanimë është përkrahur dhe do të propozohet në Qeveri që përcillet në Kuvend. Mjetet do të ndahen në dy pjesë çdo gjë mbetet ashtu siç ishte deri në muajin shkurt, kompletimi i dokumentacionit nga vet Federatat. Propozimi ynë ishte që në mars të bëhet pjesa e parë e mjeteve dhe pjesa e dytë të bëhet në qershor apo korrik 50 përqindëshi i dytë i mjeteve nga vauçeri. Kështu që mendoj se kjo metodë do të jetë më efikase që mjetet të dedikohen atje ku duhet te sportistët”, tha Naumçe Mojsovski.
Në vitin 2023 mjete nga Vauçerat kanë përfituar 284 sportist, 602 klube sportive dhe 45 Federata sportive./KlanMacedonia